Autoritetet e Ukrainës kanë arrestuar të mërkurën një person, nën akuzën se ka ndihmuar Rusinë që ta drejtojë raketën te një restorant i famshëm në lindje të Ukrainës, ku si pasojë vdiqën dhjetë persona, raporton agjencia Reuters.
Në mesin e të vdekurve në sulmin e të martës mbrëma në Kramators, janë edhe tre tinejxherë. Ndërsa janë lënduar 61 persona tjerë.
Policia e Ukrainës ka bërë të ditur se në bombardimin e fundit është përdorur një taktikë e Rusisë që e përdori mjaft shpesh që nga fillimi i pushtimit.
Sulmi tregon se Rusia nuk po frenohet përkundër rrëmujës politike e ushtarake që pati në fundjavën e kaluar nga rebelimi i grupit të mercenarëve }agner.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka bërë të ditur se është identifikuar një banor i Kramatorskut, që dyshohet se ka ndihmuar Rusinë që të godasë në cak.
Edhe
Spiuni ndihmoi Rusinë për ta bombarduar Kramatorskun
Prokuroria ka thënë se i dyshuari ia ka dërguar video të restorantit dhe të veturave në afërsi, një zyrtari të së ashtuquajturës Republikë Popullore e Donetskut, pak para se të ndodhte sulmi.
Në sulmin e të martës vdiqën dy 14-vjeçare, motra binjake. Po ashtu vdiq edhe një 17-vjeçar.