Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia ndihmohet nga një person për të bombarduar qytetin Kramatorsk

Shërbimet e sigurisë në Ukrainë kanë konfirmuar arrestimin e një personi i cili dyshohet se tregoi me saktësi restorantin. Ai ishte i punësuar në një kompani lokale të gazit. Ai ka filmuar restorantin për rusët dhe i informoi ata për numrin e madh të njerëzve që e frekuentonin atë.

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një person, të cilin e kanë akuzuar se i ndihmoi Rusisë në bombardimin e qytetit Kramatorsk në të cilin vdiqën së paku 10 persona, përfshirë tre adoleshentë.

Raketa ruse qëlloi restorantin e frekuentuar nga gazetarët, punëtorët e organizatave dhe ushtarët ukrainas që e përdorin Kramatorskun si bazë të operacioneve të tyre. Qyteti gjendet vetëm pak kilometra nga vija e frontit. Bombardimi ka ndodhur pak minuta pasi qytetarët kishin përfunduar orarin e punëve. Shërbimet emergjente kanë nisur me heqjen e rrënojave dhe janë në kërkim për të të mbijetuarve të tjerë.

Autoritetet ukrainase dhe shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës gjatë javës kishin paralajmëruar hakmarrje nga Rusia për kryengritjen e mercenarëve të “Wagnerit” ndaj udhëheqësve të ushtrisë. Ndërkaq Ukraina veçse ka nisur kundërofensivën e saj dhe ka kthyer kontrollin në disa qytete, të cilat ishin pushtuar nga rusët në fillim të luftës.

Sulmet e së martës dhe në pjesët e tjera nëpër Ukrainë tregojnë se Kremlini nuk e ka ndalur fushatën ajrore ani pse është përballur me krizën e brendshme të shkaktuar nga kryengritja jetëshkurtër e mercenarëve në fundjavën që shkoi.

Nuk ka pasur përpjekje nga Ukraina për të shfrytëzuar këtë krizë, ani pse qeveria ka heshtur sa u përket zhvillimeve në vijën e frontit pasi po bën përpjekje të fitojë momentum në kundërofensivën që ka nisur.

Kremlini në fundjavë arriti që të ndalte kryengritjen e nisur nga Yevgeny Prigozhin, shefi i ushtrisë private “Wagner” që përbëhet nga të burgosur dhe mercenarë. Ky grup ka luajtur rol kyç për Rusinë në Ukrainë. Mirëpo kryengritja e tyre ka kërcënuar fort pushtetin e presidentit rus Vladimir Putin.

Zyrtarët ukrainas fillimisht raportuan se qyteti i Kramatorskut është goditur me raketë S-300, por Policia Kombëtare gjatë të mërkurës ka njoftuar se qyteti është bombarduar me raketën Iskander me rreze të shkurtër veprimi.

Edhe Spiuni ndihmoi Rusinë për ta bombarduar Kramatorskun Botë Spiuni ndihmoi Rusinë për ta bombarduar Kramatorskun

Shërbimet e sigurisë në Ukrainë kanë konfirmuar arrestimin e një personi i cili dyshohet se tregoi me saktësi restorantin. Ai ishte i punësuar në një kompani lokale të gazit. Ai ka filmuar restorantin për rusët dhe i informoi ata për numrin e madh të njerëzve që e frekuentonin atë. Mirëpo shërbimet e sigurisë nuk kanë ofruar prova për këto akuza.

Rusia vazhdimisht ka insistuar se gjatë luftës nuk sulmon caqet civile, ani pse nga bombardimet janë vrarë shumë civilë.

Qyteti i Kramatorskut është në Donetsk, një nga katër provincat ukrainase që Rusia i ka aneksuar në shtatorin e vitit të kaluar, por në këtë qytet nuk ka kontroll të plotë. Rusia gjithashtu e aneksoi Krimenë në vitin 2015.