Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se agjenti rus i përfshirë në bombardimin e qytetit të Kramatorskut do të akuzohet për tradhti.
Presidenti ukrainas ka thënë se të gjithë ata që i ndihmojnë Rusisë për të shkatërruar jetët në Ukrainë meritojnë dënimin më të madh.
12 persona, përfshirë tre adoleshentë, kanë vdekur kur një raketë goditi restorantin shumë të frekuentuar të qytetit ukrainas.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se një qytetar i Kramatorskut vazhdimisht u ka dërguar video të restorantit forcave ruse para se të bombardohej.
Së paku 60 persona janë lënduar, përfshirë shtetas kolumbianë.
Të mërkurën shërbimet ukrainase të sigurisë kanë publikuar fotografinë e një banori, të cilin e kanë arrestuar nën dyshimet se ishte spiun i Rusisë.
Zelenskyy ka thënë se ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
Kramatorsku, qytet në rajonin e Donetskut, është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër me pjesët e pushtuara nga forcat ruse.