Udhëheqësi i Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, deklaroi se nuk ka asnjë arsye për t’i falur dy britanikët që u dënuan me vdekje të enjten, pasi u kapën duke luftuar krah ukrainasve.
Pushilin, siç raportoi BBC-ja të dielën, deklaroi se nuk ka asnjë bazë për faljen e tyre, derisa në anën tjetër, Britania e Madhe ka deklaruar se po bëjnë “çdo gjë” për t’iu dalë në ndihmë shtetasve të saj.
Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, së bashku me marokenin, Brahim Saaudun, u dënuan me vdekje nga gjykata ruse në Donetsk, nën akuzuan se funksionuan si mercenarë ukrainas ndaj Rusisë.
Familjarët e britanikëve këmbëngulën se të dy janë anëtarë të ushtrisë ukrainase me shërbim të gjatë.
Separatistët pro-rusë që kontrollojnë Donetskun, thonë se tre burrat kryen krime të rënda dhe kanë një muaj kohë për të apeluar dënimin.
ania e
-
Britaniku i dënuar me vdekje nga Rusia apelon dënimin
-
Britania kundërshton dënimin me vdekje ndaj dy britanikëve që luftuan në Ukrainë
-
Dënim me vdekje për dy britanikë e një maroken që luftuan në Ukrainë
-
Rusia liron pesë shtetas britanikë që po i mbante të burgosur në Ukrainë
-
Pesë të huaj që po gjykohen nga Rusia mohojnë se janë mercenarë