Pesë burra, duke përfshirë tre nga Britania, kanë mohuar para një gjykate ruse se janë mercenarë që luftuan me forcat ukrainase kundër Rusisë.
John Harding, Dylan Healy dhe Andrew Hill u paraqiten në gjykatë në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, shkruan BBC-ja të martën.
Harding së bashku me suedezin Mathias Gustafsson dhe kroatin Vjekoslav Prebeg mund të përballen me dënim me vdekje, raportojnë mediat ruse.
Gjykata nuk është e njohur ndërkombëtarisht.
Së fundmi ajo dënoi me vdekje dy britanikë dhe një maroken.
Pesë burrat që u paraqiten të hënën u çuan në gjykatë të prangosur dhe me çanta të zeza mbi kokë.
Edhe
Një britanik, një kroat dhe një suedez mund të dënohen me vdekje në Donjeck
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, tre burrat ishin kapur afër qytetit të Mariupolit.
Ata akuzohen për tentativë për të “marrë pushtetin me forcë” dhe “pjesëmarrje në konflikt të armatosur si mercenarë”.
-
Udhëheqësi separatist i Donetskut: S’ka arsye për t’i falur britanikët e dënuar me vdekje
-
Britania kundërshton dënimin me vdekje ndaj dy britanikëve që luftuan në Ukrainë
-
Dënim me vdekje për dy britanikë e një maroken që luftuan në Ukrainë
-
Ukraina akuzon Rusinë për ekzekutim të të burgosurve të luftës