Britania e Madhe u shpreh e shqetësuar për dënimin me vdekje ndaj dy shtetasve të saj, që luftuan krah forcave ukrainase kundër rusëve, raportoi BBC-ja të enjten.
Qeveria britanike, nëpërmjet sekretares së Jashtme, Liz Truss, deklaroi se e dënon vendimin e gjykatës ndaj Aiden Aslinit dhe Shaun Pinnerit, derisa tha se ata ishin robër lufte, e gjykimi ndaj tyre është “i rremë e pa asnjë legjitimitet”.
"Bashkëndjej me familjet e tyre. Do të vazhdojmë t'i përkrahim ata", shkroi Truss në Twitter.
Dy britanikët dhe një maroken i dënoi me vdekje gjykata e të ashtuquajturës Republika Popullore të Donetskut, që kontrollohet nga rebelët pro-rus në Ukrainë. Gjykata nuk është e njohur ndërkombëtarisht. Tre personat që luftuan ndaj Rusisë u cilësuan si mercënarë, por që familjet e dy britanikëve u shprehën se ata ishin të rregullt në ushtrinë e Ukrainës.
-
Rusia liron pesë shtetas britanikë që po i mbante të burgosur në Ukrainë
-
Britaniku i dënuar me vdekje nga Rusia apelon dënimin
-
Udhëheqësi separatist i Donetskut: S’ka arsye për t’i falur britanikët e dënuar me vdekje
-
Truss e Kuleba diskutojnë për lirimin e të burgosurve të dënuar me vdekje në Ukrainë
-
Dënim me vdekje për dy britanikë e një maroken që luftuan në Ukrainë