Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka konfirmuar se pesë shtetas britanikë të cilët po mbaheshin nga forcat ruse në lindje të Ukrainës, janë liruar.
Përmes një deklarate për media, Truss ka thënë se ky veprim po u jep fund vuajtjeve disamujore të tyre dhe familjarëve, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Truss ka falënderuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Arabinë Saudite që ndihmuan në lirimin e të burgosurve britanikë.
“Rusia duhet t'i japë fund shfrytëzimit të pamëshirshëm të të burgosurve të luftës dhe të burgosurve civilë për qëllime politike," shtoi ajo.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Robert Jenrick, ka konfirmuar se Aiden Aslin, i cili u dënua me vdekje pasi u kap nga forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, është ndër ata që janë liruar në një shkëmbim të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë.
Aslin, 28 vjeç, u kap së bashku me Shaun Pinner në prill ndërsa luftonte me marinsat ukrainas.
-
Truss e Kuleba diskutojnë për lirimin e të burgosurve të dënuar me vdekje në Ukrainë
-
Britania kundërshton dënimin me vdekje ndaj dy britanikëve që luftuan në Ukrainë
-
Vazhdon shkëmbimi i të burgosurve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës
-
Ukraina dhe Rusia nisin shkëmbimin më të madh të të burgosurve
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë qindra të burgosur të luftës