Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Truss e Kuleba diskutojnë për lirimin e të burgosurve të dënuar me vdekje në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës diskutojnë për britanikët e dënuar me vdekje

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka zhvilluar një bisedë me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kuleba, me të cilin diskutuan dënimet me vdekje ndaj dy britanikëve, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, dhe shtetasit maroken Brahim Saaudun.

Tre ushtarët u kapën nga trupat ruse ndërsa luftonin për Ukrainën, raportoi BBC të premten.

Të tre u dënuan nga një gjykatë e cila nuk njihet ndërkombëtarisht në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut.

Truss shkroi në Twitter se gjykimi kundër tyre ishte një "shkelje e rëndë e konventës së Gjenevës" dhe se ajo dhe Kuleba kanë diskutuar rreth përpjekjeve për të siguruar lirimin e tyre.

Edhe Rusia liron pesë shtetas britanikë që po i mbante të burgosur në Ukrainë Botë Rusia liron pesë shtetas britanikë që po i mbante të burgosur në Ukrainë

Ndërkohë, zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se është "i tmerruar" nga dënimet me vdekje dhe ka urdhëruar ministrat të bëjnë "çdo gjë në fuqinë e tyre" për të siguruar lirimin e tyre.

"Ne e dënojmë plotësisht dënimin e rremë të këtyre njerëzve me vdekje”, tha një zëdhënës i kryeministrit.