Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

U gjet i vdekur në gojën e aligatorit, por zbulohet se 2-vjeçarin e mbyti babai

Një fëmijë në Florida që u gjet i vdekur në gojën e një aligatori muajin e kaluar, ishte mbytur nga babai i tij para se të binte në grackën e kafshës.

Shkaku i vdekjes së 2-vjeçarit u konfirmua nga policia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi për vdekjen e tij kishte tronditur Floridën. Trupi i fëmijës u gjet në gojën e një aligatori pak pasi një familjar e gjeti nënën e fëmijës të vdekur në shtëpi.

Policia dyshon se babai 21 vjeç e theri gruan mbi 100 herë, raportoi Guardian. Më pas, policia vërejti trupin e të voglit në gojën e aligatorit.

Autopsia ka vërtetuar se ai kishte vdekur para se të binte në gojën e aligatorit.

Oficerët e qëlluan aligatorin deri kur ngordhi dhe e tërhoqën trupin e djalit.

Babai përballet me dy akuza vrasjeje dhe mund të marrë burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje.