Kuriozitet

Aligatori ia “pushtoi” oborrin familjes amerikane

Autoritetet policore në Florida të SHBA-së i dolën në ndihmë një familjeje, pasi një aligator ia kishte “pushtuar” oborrin, shkruan “Upi” të mërkurën.

Ekipi policor njoftoi se aligatori qëndronte në oborrin e shtruar ne çimento, duke u ngrohur në diell, ndërsa me pak mund, arritën ta hiqnin zvarranikun nga aty drejt lumit Mary.

Përballja e banorëve të Floridas me aligatorë nuk është e rrallë.

Prillin e këtij viti u pa aligatori më i madh i regjistruar ndonjëherë, që ndërpreu një lojë golfi në këtë shtet amerikan.