Kuriozitet

Aligatori gjendet në pishinën e një familjeje në SHBA

aligatori, zvarraniku, pishina, uji

Një aligator 10 metra i gjatë dhe mbi 240 kilogramë i rëndë, u gjet në pishinën e një familjeje në Charlotte County në SHBA.

Siç shkruan “Upi” të mërkurën, familja u zgjua nga zhurma e madhe që po dëgjohej brenda oborrit, derisa zvarraniku u gjet në mes të pishinës.

Autoritetet u njoftuan për ta larguar aligatorin, ndërsa u bë thirrje që të kontrollohen pishinat para se të përdoren.

Zvarranikët nëpër oborre në SHBA nuk janë raste të pazakonta, pasi janë regjistruar dhjetëra raste.

 

Water Safety Month, Tip #37: Always check your pool before diving in! A Deep Creek family was awakened by some loud...

Posted by Charlotte County Sheriff's Office on Tuesday, May 17, 2022