Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se ministri i Jashtëm i Hungarisë sistematikisht e ka informuar Moskën se çka kanë biseduar liderët e Bashkimit Evropian prapa dyerve të mbyllura.
Tusk ka shkruar në rrjetin social X se këtë e ka konfirmuar ministri hungarez.
“Ministri i Jashtëm i Orbanit ka konfirmuar se ai e ka informuar sistematikisht Moskën për çfarë kanë folur udhëheqësit e BE-së pas dyerve të mbyllura. Çfarë turpi”, ka shkruar Tusk.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të enjten është zotuar se do të vazhdojë të bllokojë një paketë të madhe kredie për Ukrainën për shkak të ndërprerjes së dërgesave të naftës. E udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kritikuan ashpër Orbanin, duke e akuzuar se po përpiqet të sabotojë marrëveshjet e tyre duke vënë veton ndaj paketës së kredisë për Ukrainën, për qëllime të brendshme politike, pak para zgjedhjeve të 12 prillit në Ukrainë.
Në një shpërthim të rrallë publik ndaj një anëtari të tyre, liderët evropianë këmbëngulën se Orbani duhet të respektojë vendimin e bllokut me 27 vende të marrë në dhjetor për të financuar forcat e armatosura të Ukrainës dhe ekonominë e saj të shkatërruar nga lufta për dy vjetët e ardhshme.
-
Tusk: Traktati i ri Britani-Poloni do të përqendrohet në mbrojtjen kundër Rusisë
-
BE-ja planifikon t’ia paguajë Ukrainës këtë pranverë ndihmën e bllokuar nga Hungaria
-
Kremlini shpreson për lidhje pragmatike me udhëheqjen e re hungareze
-
Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë
-
Zelensky akuzon aleatët e BE-së se po e shantazhojnë për tubacionin rus të naftës