Presidenti i Turqisë njoftoi të shtunën një ulje të taksave në furnizimet bazë ushqimore derisa vendi përballet me inflacion të shfrenuar.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se tatimi në vlerë të shtuar [TVSH] do të ulet në 1 për qind nga 8 për qind për blerjet e ushqimeve. Vendimi i tij do hyjë në fuqi të hënën.
Erdogan tha se, përveç zbritjes së taksave, qeveria "pret" që kompanitë ushqimore të ulin çmimet e tyre me 7 për qind. Ai tha se këto ushqime luajnë një rol të rëndësishëm në inflacion.
Të dhënat zyrtare për janarin treguan se inflacioni u rrit në 48.69 për qind në vit, megjithëse ekspertët e pavarur thonë se është më shumë se 115 për qind.
“Ne nuk do të lejojmë inflacionin të shtypë kombin tonë”, tha Erdogan.
Edhe
Dështon politika ekonomike e Turqisë
Kritikët, megjithatë, thonë se vendi po vuan nga inflacioni i lartë për shkak të këmbënguljes së Erdoganit për uljen e normave të interesit. Ai beson se inflacioni shkaktohet nga normat e larta të interesit, në kundërshtim me teorinë ekonomike.
Banka Qendrore, pavarësia e së cilës është gërryer nga qeveria, kishte ulur normën bazë të interesit me 500 pikë që nga shtatori në 14 për qind, por ndaloi uljet e normës në janar.
Për shkak se Turqia mbështetet në importet për nevojat e saj energjetike, si dhe lëndët e para dhe shumë furnizime ushqimore, çmimet janë rritur në qiell.
Lira u mbyll këtë javë me 13.49 kundrejt dollarit. Rekordi i ulët në dhjetor ishte 18.36.
Edhe
Inflacioni në Turqi shënon rënie për herë të parë në më shumë se një vit
Ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, njoftoi gjithashtu një hap për të inkurajuar njerëzit të sjellin arin që e mbanin "nën jastëk". Ai tha se 1500 lokacione të depozitimit të arit do të fillonin funksionimin më 1 mars për të integruar metalin e çmuar në sistemin financiar si depozita.
Ai shtoi se njerëzit do të mund ta tërheqin arin e tyre në formë fizike nëse dëshirojnë.