Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lira turke bie në nivel rekord, fajësohet Erdogani

Pasi banka qendrore njoftoi një tjetër ulje të normës së interesit, këtë herë me 100 pikë bazë, lira turke ra të enjten në një nivel të ri rekord.

Ndërsa në vendet e tjera të botës bankat qendrore nxitojnë të rrisin normat e interesit për të përballuar inflacionin në rritje, banka qendrore turke e ka ulur normën e referencës në 12% pavarësisht rritjes së inflacionit mbi 80% me bazë vjetore.

Një lirë turke është e barabartë me 0.054 dollarë, duke tejkaluar rënien e arritur gjatë krizës së madhe financiare dhjetorin e kaluar.

Analistët e quajtën masën të paqëndrueshme dhe të nxitur vetëm nga përpjekjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të ulur kostot e huamarrjes për të nxitur eksportet dhe investimet.

Uljet e pazakonta të normave të interesit gjatë vitit të kaluar, së bashku me rritjen e çmimeve të mallrave, e kanë çuar inflacionin në nivelin më të lartë të 24 vjetëve, duke çuar në një kosto gjithnjë e më të lartë jetese Turqinë.

Banka qendrore e justifikoi këtë lëvizje me stagnim ekonomik dhe se pret që të ndodhë disinflacion, një ngadalësim i inflacionit ekzistues.