Në pesë vjetët e fundit, lira turke ka humbur më shumë se 80 për qind të vlerës së saj dhe investimet e huaja kanë rënë. Turqit tani po bëjnë përpjekje që të tërheqin paratë e huaja nga bankat lokale.
Turqia ka ngritur normën kryesore të interesit nga 8.5 në 15 për qind, duke kthyer mbrapshtë një prej politikave ekonomike më të pazakonta të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Ngritja prej 6.5 për qind ishte shumë më e ulët sesa prisnin ekonomistët, por ka shënuar ndërrimin e politikave të Erdoganit nga ekipi i tij i ekonomisë me qëllim që të përballen me inflacionin e lartë.
Lideri i Turqisë deri më tani ka insistuar që të mbajë të ulëta normat e interesit. Inflacioni ka arritur gati në 40 për qind dhe turqit janë përballë krizës së kostos së jetesës.
Guvernatorja e Bankës Qendrore të Turqisë, Hafize Gaye Erkan, 44-vjeçare, është angazhuar nga SHBA-ja në muajin qershor menjëherë pasi Erdogani fitoi zgjedhjet për postin e presidentit.
Vendimi i saj shënon ngritjen e parë të normave të interesit që prej dhjetorit të vitit 2020, pas periudhës së turbullt, gjatë së cilës u shkarkuan tre guvernatorë të Bankës Qendrore brenda dy vjetësh, teksa synonin të vazhdonin ekonominë ortodokse të Turqisë.
Edhe
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
Ani pse ngritja pothuajse dyfishon normën e politikave në 15 për qind, është shumë më pak sesa kanë parashikuar ekonomistët. Banka investuese me bazë në SHBA, “Morgan Stanley”, kishte parashikuar se norma e interesit do të ngrihej në 20 për qind, ndërkaq “Goldman Sach” kishte thënë se mund të arrinte në 40 për qind.
Është qëndrim i komitetit të politikave monetare të Bankës së Turqisë që e ka bërë të qartë se vendimi i së enjtes është fillimi i procesit gradual, që ka për synim uljen e inflacionit në 5 për qind.
Anëtarët e komitetit kanë thënë se kanë vendosur për shtrëngimin e procesit monetar me qëllim që të nisin kursin e deinflacionit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të kontrollojnë çorientimin e sjelljes së çmimeve.
Problemi i presidentit Erdogan është se inflacioni i Turqisë është shumë i lartë dhe rezervat e Bankës Qendrore janë tkurrur në nivelin më të ulët, pasi shpenzoi miliarda dollarë në përpjekje për të fuqizuar lirën turke.
Normat e interesit në dy vjetët e fundit janë ulur nga 19 në 8.5 për qind dhe ndryshimi i politikave do të ketë pasoja për shtetin, që tashmë veç është në krizë të thellë ekonomike.
“Është rrezik, por është kalim nga një rreth i vështirë në një katror”, ka thënë Ozge Zihnioglu, ligjëruese e politikës në Universitetin e Liverpoolit.
Erdogani “duhet të bëjë diçka për ekonominë, por është e qartë se kthimi në politikat e ekonomisë ortodokse do të godiste shumicën e shoqërisë dhe ai nuk dëshiron që të ketë ndikim në zgjedhjet lokale”, që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ekonomia e Turqisë është rritur fort në vitet e para të pushtetit të presidentit Erdogan. Mirëpo së fundmi është tërhequr nga ekonomia tradicionale, duke fajësuar inflacionin e lartë.
Edhe
Çmimet “në qiell”, pagat e pensionet kërkohet të përshtaten me inflacionin
Në pesë vjetët e fundit, lira turke ka humbur më shumë se 80 për qind të vlerës së saj dhe investimet e huaja kanë rënë. Turqit tani po bëjnë përpjekje që të tërheqin paratë e huaja nga bankat lokale.
Gjatë fushatës presidenciale, Erdogani ka vazhduar me premtimet se normat e interesit do të jenë të ulëta, duke garantuar se nuk do të ketë ndryshim në politikat ekonomike.