Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lira turke bie për mbi 7%

Lira turke ka rënë për 7.6 për qind, duke shënuar rekordin më të ulët të mërkurën që nga rënia historike e vitit 2021, raportoi të mërkurën Reuters.

Lira është vënë nën presion në rritje që kur presidenti Recep Tayyip Erdogan u rizgjodh më 28 maj.

Erdogani ka sinjalizuar një kthesë në fundjavë, kur ka emëruar ish-zëvendëskryeministrin Mehmet Simsek, si ministër të financave.

Simsek i cili vlerësohet mirë nga investitorët e huaj, ka thënë se politika ekonomike duhet të kthehet në terren racional.

Megjithëse shumë rregullore duhet të ndryshohen, destinacioni po bëhet më i qartë çdo ditë. Po shkohet drejt vlerës së lirës që përcaktohet nga kushtet e tregut.

Erodgan po konsideron emërimin e Hafize Gaye Erkan, drejtueses së lartë financiare me bazë në SHBA, si guvernatore të Bankës Qendrore. Ajo do të pasonte Sahap Kavcioglun, i cili ka udhëhequr përpjekjet e Erdoganit për uljen e normave që nga viti 2021.

Duke pasur parasysh shitjet e mëdha, disa analistë kanë konsideruar se banka qendrore mund të mbajë një takim urgjent për të rritur normat e interesit.

Edhe Lira turke bie në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan Botë Lira turke bie në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan

“Një rritje emergjente është shumë e mundshme dhe mund të stabilizojë tregjet në afat të shkurtër", ka thënë Ulricht Leuchtmann, kreu i kërkimit FX në “Commerzbank”. “Po mban erë si fillimi i krizës së lirës”, ka shtuar ai.

Takimi i radhës i politikës së bankës është planifikuar të mbahet më 22 qershor.

Disa analistë presin që lira të dobësohet drejt intervalit 25-28 kundrejt dollarit. Sipas tyre, monedha po i afrohet niveleve në të cilat "nuk do të duhet të mbrohet me rezerva”.