Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lira turke bie në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan

Monedha turke arriti në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan të martën, duke u këmbyer me 29.70 lira për dollar.

Ekonomisti Alaattin Aktas i tha gazetës së përditshme Cumhuriyet se kursi i këmbimit të dollarit pritet të rritet në rreth 40 lira për dollar gjatë vitit 2024.

Inflacioni në Turqi arriti në 61.98 për qind në nëntor. Instituti i Statistikave Turke pritet të publikojë të mërkurën [sot] të dhënat zyrtare të inflacionit për vitin 2023.

Banka qendrore e Turqisë rriti normën e saj bazë të interesit me 250 pikë bazë në 42.5 për qind në dhjetor për të frenuar zhvlerësimin e lirës dhe për të zbutur inflacionin e vazhdueshëm të lartë.