Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Turqisë jep dorëheqje, ishte raportuar se babai i përzihej në detyrë

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Turqisë ka dhënë dorëheqje vetëm disa muaj pasi mori detyrën mes akuzave për keqpërdorim të pushtetit dhe ndërhyrje familjare në funksionimin e institucioneve financiare.

Hafize Gaye Erkan, e cila mori postin e guvernatores së bankës në qershor, ishte shefja e parë grua e bankës. Ajo njoftoi dorëheqjen e saj në platformën X, duke thënë se ishte viktimë e një "fushate të vrasjes së personazheve" dhe do të jepte dorëheqje për të kursyer më tej familjen e saj nga ankthi, raportoi AP. 

Muajin e kaluar, një gazetë turke pretendoi se prindërit e saj po ushtronin ndikim të padrejtë brenda institucionit financiar dhe se babai i saj madje kishte pushuar nga puna një punonjës banke. Akuzat që Erkani i ka hedhur poshtë me forcë.

Në atë kohë, Presidenti Recep Tayyip Erdogan doli në mbështetje të guvernatores duke e hedhur poshtë raportimin e medias si "thashetheme irracionale të krijuara për të shkatërruar klimën e besimit dhe stabilitetit në ekonomi që kemi arritur përmes vështirësive të mëdha".

Presidenti turk kishte shkarkuar guvernatorët e mëparshëm për shkak të rezistencës së tyre ndaj këmbënguljes së tij se normat e ulëta të interesit do të luftonin inflacionin tronditës të Turqisë.

Ekonomistët kanë fajësuar politikën e tij ekonomike jokonvencionale se çoi në një rritje të madhe të kostos së jetesës, me njerëzit që luftojnë për të përballuar ushqimin, strehimin dhe nevojat e tjera.

Edhe Inflacioni shtyn shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të jetojë me prindërit Botë Inflacioni shtyn shefen e Bankës Qendrore të Turqisë të jetojë me prindërit

Megjithatë Erdogan ndryshoi kursin pasi fitoi zgjedhjet në maj, duke emëruar një ekip të ri ekonomik të kryesuar nga ish-bankieri i Merrill Lynch Mehmet Simsek, i cili u kthye si ministër i Financave dhe që solli Erkanin si guvernatorë të re. Nën mandatin e Erkanit, normat e kredisë u rritën nga 8.5% në 45%.