Njohësit kanë paralajmëruar se kriza ekonomike në Turqi do të shtohet, pasi presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, doli në krye të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe partia e tij fitoi shumicën parlamentare.
Siç raportoi TheGuardian të martën, lira turke, që është zhvlerësuar në masë të madhe viteve të fundit, përfshirë përgjysmimin e vlerës vetëm brenda një viti, ra shumë edhe pasi tregjet u hapën mëngjesin e parë, pas votimeve të së dielës.
Shqetësimi i përhapur për krizën e kostos së jetesës nuk e largoi mbështetjen për Erdoganin në qendrat e votimit, edhe pse politikat e tij ekonomike, duke përfshirë një neveri afatgjate ndaj rritjes së normave të biznesit, sipas mediumit britanik, kontribuuan në rritjen e inflacionit dhe të kostos së ushqimeve.
“Shpresat për një fitore të opozitës dhe kthimit të politikbërjes janë shuar. Në vend të kësaj, tani ekziston një rrezik shumë real që një fitore e Erdoganit, mund të çojë në paqëndrueshmëri makroekonomike në Turqi, duke përfshirë kërcënimin e një krize të rëndë valutore dhe të çojë në tendosje të pozicioneve bankare dhe të borxhit sovran”, ka deklaruar Liam Peach, njohës nga “Capital Economics”.
Ekonomistët nga Bloomberg vlerësuan se Banka Qendrore në Turqi i ka shpenzuar më shumë se 177 miliardë dollarë në mbështetje të lirës që nga dhjetori 2021.
Grupi Turk i Kërkimit të Inflacionit, i cili mat shkallën e inflacionit, tha se një shporte mallrash i është rritur çmimi për 105.19 për qind muajin e kaluar, krahasuar me vitin e kaluar.
Edhe
Dështon politika ekonomike e Turqisë
“Çmimi i qepëve, një element kryesor në kuzhinën turke, u bë shpejt një pikë diskutimi në zgjedhje pasi Kılıçdaroglu publikoi një video muajin e kaluar duke thënë ‘tani, një kilogram qepë është 30 lira, nëse Erdogan qëndron do të jetë 100 lira”, thuhet në raportin e Grupit.
Ndërsa, Erdogani iu përgjigj akuzave, duke thënë se Turqia tashmë e ka zgjidhur këtë problem.Ai do të përballet në balotazh më 28 maj me Kemal Kılıçdaroglun.