Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inflacioni në Turqi arrin në nivel rekord në dy dekadat e fundit

Inflacioni në Turqi në qershor ka arritur në 78.6 për qind në nivel vjetor, që është më i larti në 24 vjet.

Këto të dhëna u publikuan të hënën, më 4 korrik, teksa politikat kundërthënëse ekonomike të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, po e rëndojnë situatën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, vlerësimet jozyrtare të publikuara nga ekonomistët në Turqi tregojnë se rritja e çmimeve është dyfish më e lartë krahasuar me shifrat e prezantuara nga autoritetet.

Niveli i inflacionit i raportuar nga agjencia shtetërore turke e statistikave është më i larti që prej janarit të vitit 1998.

Në maj, inflacioni ishte 73.5 për qind dhe 15.0 për qind në fillim të vitit të kaluar.

Javën e kaluar, ministri i Ekonomisë, Nureddin Nebati, u zotua se çmimet e konsumit do të nisin të bien në muajin dhjetor.

“Ju premtoj ju dhe presidentit se do të shohim rënie të inflacionit duke filluar nga dhjetori”, ka thënë ai sipas mediave turke.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja e inflacionit në qershor u nxit nga rritja prej 123.4 për qind e kostos së transportit dhe rritjes prej 94 për qind të pijeve joalkoolike.

Kriza ekonomike në Turqi nisi kur Erdogani detyroi Bankën Qendrore që të merrte vendime për uljen e normave të interesit vitin e kaluar, si pjesë e “modelit të ri ekonomik” të prezantuar nga ai.

Por, kjo politikë rriti çmimet e konsumit. Megjithatë, lideri turk nuk pranoi modelin konvencional ekonomik dhe insistoi se normat e larta të interesit shkaktojnë rritje të çmimeve.

Ekonomistët besojnë se kjo qasje e Erdoganit ka përkeqësuar gjendjen në mbarë botën, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. /Rel