Ministria e Jashtme e Turqisë ka ngritur një qendër koordinimi për të ndihmuar qytetarët që duan të largohen nga Libani, ndërsa ka paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet.
Turqia ka bërë plane evakuimi përmes detit dhe ajrit, ka treguar ministria. Por, nuk janë dhënë detaje.
Gati 20 shtete kanë kërkuar ndihmë nga Turqia për evakuimin e qytetarëve të tyre, duke shfrytëzuar portet, aeroportet dhe hapësirat ajrore turke, ose duke i përfshirë qytetarët e tyre në planet e evakuimit të Turqisë, ka shtuar ministria.
Izraeli ka nisur të hënën një ofensivë tokësore në Libanin jugor, teksa të martën ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga 30 fshatra libaneze.
SHBA-ja ka njoftuar se ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm raketor në Izrael.
-
Ushtria libaneze tërhiqet nga fshati jugor pas kërkesës së Izraelit për evakuim
-
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
-
Izraeli lëshon urdhër të ri për evakuim në disa pjesë të Bejrutit
-
Izraeli urdhëron evakuimin urgjent nga Libani Jugor
-
Kryeministri i Libanit kërkon ndihmë ndërkombëtare