Autoritetet turke kanë arrestuar 304 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant Shteti Islamik në operacionet në 32 provinca.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, bëri të ditur se shumica e të dyshuarve u arrestuan në tre qytetet më të mëdha të Turqisë, Ankara, Stamboll dhe Izmir, shkruan Reuters.
"Ne nuk do të lejojmë asnjë terrorist të hapë sytë, për paqen dhe unitetin e popullit tonë. Ne do të vazhdojmë betejën tonë me përpjekjet intensive të forcave tona të sigurisë”, shkroi ai në platformën X.
Shteti Islamik ka kryer sulme të shumta në të gjithë Turqinë, duke përfshirë një sulm në një klub nate në Stamboll më 1 janar 2017, në të cilin u vranë 39 persona.
Autoritetet kanë shtuar operacionet kundër Shtetit Islamik dhe militantëve kurdë në javët e fundit, pasi militantët kurdë shpërthyen një bombë pranë ndërtesave qeveritare në Ankara më 1 tetor.
Turqia kryen rregullisht operacione në vend dhe në Irakun verior ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën e konsideron si një organizatë terroriste.
-
Turqia arreston 34 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
-
Vriten tre policë turq në Stamboll gjatë përleshjeve me militantë të Shtetit Islamik
-
Turqia arreston 115 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik që po planifikonin sulme