12 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave në fluturimin nga Doha për në Dublin, raporton “BBC”.
Aeroplani “Boeing 787-9” hasi në turbulenca derisa po kalonte në Turqi, ka thënë operatori i Aeroportit të Dublin, DAA.
Me të bërë ulje pak para orës 13:00 me kohë lokale, aeroplani i Qatar Airways u prit nga shërbimet e emergjencës.
Gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u lënduan.
“Ekipi i Aeroportit të Dublinit vazhdon të ofrojë ndihmë të plotë në terren për pasagjerët dhe stafin”, ka thënë zëdhënësi i DAA.
Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi një britanik 73-vjeçar vdiq në një aeroplan si pasojë e turbulencave.
Aeroplani ishte nisur nga Londra dhe destinacion kishte Singaporin. Ishte raportuar për mbi 100 të lënduar, 20 prej të cilëve përfunduan në kujdes intensiv me lëndime të shtyllës kurrizore.
-
30 të lënduar nga turbulencat në një avion që po fluturonte nga Spanja në Uruguai
-
20 persona ende në mjekim intensiv pas turbulencave në fluturimin Londër-Singapor
-
Një i vdekur e dhjetëra të lënduar si pasojë e turbulencave gjatë fluturimit Londër-Singapor
-
Pse turbulencat gjatë fluturimit po bëhen më të shpeshta dhe më të forta?
-
Nëntë të lënduar nga ulja emergjente e një aeroplani në Gjermani