Njëzet persona që ishin në bordin e avionit të linjës Singapore Airlines (SIAL.SI), e cila pati turbulenca të rënda dhe u detyrua të devijonte në Bangkok për një ulje urgjente të martën, vazhdojnë të mbeten në kujdes intensiv, ka bërë të ditur një zyrtar i spitalit të enjten.
Nga 40 personat që ndodheshin në bord dhe që po vazhdojnë ende të marrin trajtim, 22 pacientë kanë lëndime të shtyllës kurrizore dhe gjashtë janë me lëndime të trurit dhe kafkës, u ka thënë gazetarëve Adinun Kittiratanapaibool, Drejtor i Spitalit Samitivej Srinakarin në Bangkok të Tajlandës, raporton Reuters.
Adinun kishte thënë se 41 persona ishin ende nën trajtim, por më vonë tha se një person ishte liruar.
Një pasagjer vdiq nga një sulm në zemër dhe dhjetëra u plagosën pasi fluturimi SQ321 i Singapore Airlines, nga Londra për në Singapor, hasi në atë që linja ajrore e përshkroi si turbulenca të papritura, ekstreme ndërsa fluturonte mbi Birmani të martën.
LEXO EDHE:
-
Pse turbulencat gjatë fluturimit po bëhen më të shpeshta dhe më të forta?
-
Tetë të vdekur dhe 25 të lënduar nga përplasja e trenit me një autobus në Tajlandë
-
Ndalohen mbi 1,000 pasagjerë në një anije turistike në Francë pas shpërthimit të gastroenteritit
-
Nëndetësja amerikane sulmon një anije iraniane afër Sri Lankës, rreth 140 të zhdukur
-
Arrin në 32 numri i të vdekurve nga incidenti me tren në Tajlandë