Trupi i liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah është nxjerrë nga vendi i një sulmi ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit dhe është i paprekur, kanë thënë një burim mjekësor dhe një burim sigurie për Reuters të dielën.
Ndonëse në deklaratën e Hezbollahut të shtunën që konfirmonte vdekjen e Nasrallahut nuk tregohej se si ai u vra saktësisht dhe as kur do të bëhej funerali i tij, dy burimet thanë se trupi i tij nuk kishte plagë të drejtpërdrejta dhe se dukej se shkaku i vdekjes ishte trauma nga forca e shpërthimit.
Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur se po vazhdojnë sulmet ndaj caqeve të Hezbollahut.
LEXO EDHE:
-
Mijëra njerëz mblidhen në Bejrut për varrimin e Nasrallahut
-
Nasrallah u vra brenda dhomës së operacioneve të luftës, tregon ndihmësi i tij
-
Hezbollahu e konfirmon vrasjen e liderit të ri të mundshëm, Hashem Safieddine
-
Hezbollahu ka humbur kontaktin me pasuesin potencial të Nasrallahut
-
Irani: Do ta vazhdojmë rrugën e Nasrallahit pavarësisht vrasjes së tij