Trupat e 44 civilëve janë gjetur nën rrënojat e një ndërtese në Izyum të Ukrainës, raporton Sky News të martën.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se ndërtesa është shkatërruar në muajin mars, derisa trupat e pajetë janë gjetur në fillim të këtij muaji.
"Trupat e 44 civilëve u gjetën në Izyumin e pushtuar përkohësisht, nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, e cila u shkatërrua nga pushtuesit në pjesën e parë të marsit. Ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i ushtrisë ruse kundër popullatës civile”, ka thënë Oleg Sinegubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Kharkivit.
Pushtimi i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt, derisa deri tani mijëra civilë ukrainas janë vrarë si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme ruse.
-
Gjenden 26 trupa nën rrënojat e ndërtesave afër Kievit
-
49 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainën lindore, 18 të ngujuar nën rrënoja
-
Nxirret trupi i një fëmije nga rrënojat e një ndërtese të bombarduar në Dnipro
-
Zbulohen nëntë dhoma të torturës në Kherson
-
Varreza të shumta masive në Ukrainë, gjenden 5 fëmijë të masakruar