Trupat e 26 njerëzve janë gjetur në rrënojat e dy ndërtesave në qytetin Borodianka, në rajonin e Kievit, ka bërë të ditur të enjten prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, raportoi Sky News.
Gjatë një paraqitje televizive, Venediktova i ka akuzuar forcat ruse se po lëshojnë raketa në qytete përpara se të marrin kontrollin e tyre.
"Borodianka është më së keqi sa i përket shkatërrimit”, ka thënë ajo.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të Ukrainës dhe pretendon se po godet vetëm infrastrukturën ushtarake.
Artikuj të ngjashëm