Trupat e 1020 civilëve po ruhen në morgët brenda dhe jashtë Kievit pasi trupat ruse u tërhoqën nga zonat përreth kryeqytetit, ka thënë zëvendëskryeministrja ukrainase Olga Stefanishyna për AFP-në.
Komentet e saj erdhën pasi policia tha se zbuloi mbetjet e nëntë civilëve në qytetin e Borodiankas, të varrosur në varre të përbashkëta dhe që tregonin shenja të torturës.
Viktimat ose “janë vrarë ose janë torturuar deri në vdekje” sipas guvernatorit rajonal të Kievit, Oleksandr Pavliuk.
“Ekspertët e forenzikës tani po ekzaminojnë trupat, por çfarë pamë ne ishin duar të lidhura prapa shpinës, këmbët e lidhura dhe të qëlluar nëpër gjymtyrë, dhe prapa kokës”, shtoi ai.
Me tërheqjen e forcave ruse nga qytetet dhe fshatrat përreth Kievit janë zbuluar civilët e vdekur, duke filluar me zbulimet në Bucha, që kanë bërë që zyrtarët ukrainas të akuzojnë Rusinë për gjenocid.
-
Ukraina thotë se janë gjetur trupa me shenja torturash afër Kievit
-
Zbulohen nëntë dhoma të torturës në Kherson
-
Rreth 1.300 civilë të vrarë në Kiev që nga nisja e pushtimit rus
-
OKB: Shumë abuzime të rusëve në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte
-
Gjenden 6 persona të vrarë në një ndërtesë jashtë Kievit