Punëtorët e shpëtimi kanë gjetur mëngjesin e së martës në Dnipro trupin e një fëmije nën rrënojat e një ndërtese të lartë, të bombarduar nga Rusia gjatë vikendit.
Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, e ka konfirmuar lajmin në Telegram.
“Në orën 09:45 trupi i një fëmije është gjetur nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar. Në total kanë vdekur 41 persona - përfshirë katër fëmijë, 79 janë lënduar – përfshirë 16 fëmijë, derisa 39 të tjerë janë shpëtuar – përfshirë gjashtë fëmijë”, ka shkruar Tymoshenko.
Rusia vazhdimisht e ka mohuar t’i ketë targetuar civilët në sulmet e saj në Ukrainë, mirëpo Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar së fundmi se numri total i të vdekurve që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kur ka nisur pushtimi i Ukrainës është më shumë se 7,000.
-
Dy persona të vdekur dhe 13 të plagosur nga sulmet ajrore ruse në Kiev
-
5 të vrarë dhe 47 të plagosur nga një sulm rus në Dnipro
-
Tetë të vdekur nga sulmet ruse në Dnipro të Ukrainës
-
Shkon në dhjetë numri i të vdekurve nga sulmi rus në Odesa
-
Një dyvjeçare e vdekur e 22 të lënduar në sulmin rus në Dnipro të Ukrainës