Një vajzë dyvjeçare ka humbur jetën dhe 22 persona tjerë janë lënduar pasi një raketë, që pretendohet se ishte ruse, goditi në një zonë banimi në qytetin qendror ukrainas Dnipro, shkruan BBC.
Trupi i vajzës është nxjerrë nga rrënojat e një shtëpie në komunitetin Pidhorrodnenska gjatë natës të së shtunës, ka njoftuar guvernatori rajonal Serhiy Lysak.
Lysak ka thënë se pesë nga të lënduarit janë po ashtu fëmijë, tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Në videot e publikuara nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shihen trupat e kërkim-shpëtimit duke kërkuar në rrënojat e një ndërtese dykatërshe.
Zelensky ka fajësuar Rusinë për sulmin, por Kremlini nuk ka komentuar ngjarjen.
Po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev, ndërsa janë ndezur sërish sirenat.
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë
-
Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë
-
Dy persona të vdekur dhe 13 të plagosur nga sulmet ajrore ruse në Kiev
-
Sulm masiv rus mbi Ukrainën, bisedimet për armëpushim të pasigurta
-
Të paktën 18 persona të vdekur nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt