Ka shkuar në dhjetë të dielën numri i të vdekurve nga një sulm rus në qytetin jugor ukrainas Odesa, raporton agjencia “AP”.
Në një sulm rus me dron është shkatërruar një ndërtesë banimi në Odesa të shtunën. Autoritetet ukrainase kanë thënë se të dielën është nxjerrë nga rrënojat edhe trupi i tretë i pajetë i një fëmije.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë ta forcojnë mbrojtjen ajrore ukrainase.
Guvernatori i rajonit Odesa, Oleh Kiper, ka shkruar në “Telegram” të dielën se janë nxjerrë nga rrënojat trupat e një gruaje dhe të foshnjës së saj, që duket se “nuk i kishte as një vjet”.
Të shtunën, autoritetet ukrainase kanë raportuar se një foshnjë disa muajshe është në mesin e viktimave, pasi mbetjet e një droni të prodhuar në Iran kishte goditur një ndërtesë. Ishte një nga tetë dronët të lansuar nga Rusia në Odesa të shtunën.
-
Rusia nis sulm masiv në Odesa, një i vdekur
-
Katër të vrarë e tetë të plagosur pasi një dron rus bie në një ndërtesë në Odesa
-
Rusia intensifikon sulmet mbi Ukrainë, të paktën 13 të vrarë
-
Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, raportohen disa të vdekur
-
Një i vrarë në Rusi nga një sulm ukrainas me dronë