Katër persona janë vrarë, tetë janë plagosur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur, pasi një dron rus është përplasur të shtunën në një bllok ndërtesash në qytetin port jugor të Ukrainës, Odesa, kanë bërë të ditur autoritetet.
“Rusia po vazhdon t’i luftojë civilët... Një nga dronët e armikut ka goditur një ndërtesë banimi në Odesa. 18 banesa janë shkatërruar”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një postim në Telegram.
Sipas Zelenskyt, droni ka qenë një Shahed, një dron i madh kamikaz, me të cilin Rusia ishte furnizuar nga Irani. Rusia ka nisur disa mijëra të tilla gjatë gjithë luftës në objektiva thellë brenda Ukrainës.
Guvernatori rajonal i Odesa-s, Oleh Kiper, ka thënë se puna ishte duke vazhduar për të pastruar rrënojat dhe se një burrë ishte nxjerrë i gjallë, pasi ka të ngjarë të ishte në bodrum në kohën e goditjes.
-
Rusia nis sulm masiv në Odesa, një i vdekur
-
Rusia godet me dron ndërtesën 21-katëshe në Odesa, dy të vdekur
-
Katër të vdekur nga një sulm rus në një ndërtesë banimi në Ukrainë
-
Shkon në dhjetë numri i të vdekurve nga sulmi rus në Odesa
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme, shtatë të vdekur e dhjetëra të plagosur