Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar zgjatjen për 90 ditë të përjashtimit nga zbatimi i “Jones Act”, ligjit që zakonisht kërkon që transporti detar midis porteve të Shteteve të Bashkuara të kryhet vetëm me anije amerikane.
Ky përjashtim e lehtëson përdorimin e anijeve të huaja për transportin e naftës dhe gazit natyror, pas luftës me Iranin, raporton Associated Press.
Trumpi pati vendosur më herët një përjashtim 60-ditor në mes të marsit. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, masa po ndihmon në stabilizimin e çmimeve të energjisë dhe në rritjen e furnizimit, sidomos pasi u kufizua kalimi në Ngushticën e Hormuzit.
Një postim nga një ndihmës i zyrës së shtypit tha se të dhënat e reja tregojnë se furnizime më të mëdha kanë arritur më shpejt në portet amerikane pas vendosjes së përjashtimit fillestar.
Zgjatja e armëpushimit Izrael - Liban dhe shkatërrimi i anijeve iraniane në Hormuz
Këtu do të mund të lexoni të gjitha lajmet e reja rreth luftës në Lindjen e...-
Trumpi thotë se SHBA-ja do t’i nxjerrë anijet e bllokuara nga Ngushtica e Hormuzit
-
Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin bllokadën në Hormuz
-
Trump: Irani më kërkoi 1 javë pauzë të sulmeve ndaj objekteve energjetike, unë ua dhashë 10 ditë
-
Trumpi u bën thirrje aleatëve që të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit
-
Trump: Marina amerikane do të shoqërojë cisternat e Hormuzit nëse është e nevojshme