Bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit mund të rifillojnë "brenda dy ditëve të ardhshme", i ka thënë presidenti amerikan Donald Trump gazetës “Neë York Post”.
"Diçka mund të ndodhë gjatë dy ditëve të ardhshme dhe ne jemi më të prirur të shkojmë atje (në Pakistan)", i ka thënë ai gazetës.
Kjo vjen pas një takimi fundjave në Islamabad të Pakistanit, ku morën pjesë, ndër të tjerë, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe kryetari i Parlamentit të Iranit Mohammad Bagher Ghalibaf.
Bisedimet maratonike të së shtunës atje përfunduan pa një marrëveshje.
Ndërkohë, paraditen e së martës, media shtetërore e Iranit ka thënë se janë shkëmbyer mesazhe midis Teheranit dhe Pakistanit, por nuk ka "asnjë informacion" në lidhje me ndonjë marrëveshje për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me SHBA-në.
E zyrtarët pakistanezë kanë deklaruar se përpjekjet për paqe janë duke vazhduar.
Trumpi thotë se ushtria amerikane ka bllokuar portet iraniane për t’i bërë presion Teheranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se ushtria amerikane ka filluar një bllokadë të...-
Disa anije të lidhura me Iranin kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, pavarësisht bllokadës amerikane
-
FMN: Ekonomia globale në rrezik recesioni nëse lufta me Iranin vazhdon
-
Irani thotë se s’ka asnjë informacion për një takim të mundshëm me SHBA-në
-
Trump: Bisedimet me Iranin do të vazhdojnë, por armëpushimi ka marrë fund
-
Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore