Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar të martën urdhra ekzekutivë për tërheqjen e SHBA-së nga agjencia kryesore e OKB-së për refugjatët palestinezë, ose UNRWA, si dhe vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit.
Urdhri ekzekutiv gjithashtu tërheq SHBA-në nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, raporton BBC.
Urdhri ekzekutiv për sanksione ndaj Iranit është krijuar për të parandaluar vendin nga marrja e armëve bërthamore, si dhe për ta dëmtuar atë ekonomikisht nëpërmjet përdorimit të sanksioneve dhe uljes së eksporteve iraniane të naftës.
Duke folur me gazetarët, Trump ka thënë se urdhri është "shumë i ashpër" për Iranin.
"Shpresoj se nuk do të na duhet ta përdorim shumë”, ka deklaruar Trump.
-
Trumpi thotë se SHBA-ja dhe Irani janë takuar pak pas fjalimit të tij në OKB
-
Trumpi në OKB: Kam një vendim të madh për të marrë lidhur me Iranin
-
Trumpi kërcënon partnerët tregtarë të Iranit
-
Trumpi anulon sulmet e reja ndaj Iranit
-
Trumpi paralajmëron “ta godasë fort” Iranin e po ashtu ta marrë Ishullin Kharg