Presidenti i SHBA-së shkroi në platformën e tij sociale Truth Social se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për dy aeroplanmbajtëset që Mbretëria e Bashkuar po mendon t’i dërgojë në Lindjen e Mesme.
“Mbretëria e Bashkuar, aleati ynë dikur i madh, ndoshta më i madhi prej të gjithëve, më në fund po mendon seriozisht të dërgojë dy aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme. Kjo është në rregull, kryeministër Starmer, ne nuk kemi më nevojë për to, por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që i bashkohen luftërave pasi ne tashmë kemi fituar!”, shkroi ai.
Kjo vjen pasi kryeministri Keir Starmer refuzoi t’i lejojë SHBA-së përdorimin e bazave britanike për sulmet fillestare ndaj Iranit. Trump më vonë tha se “ai nuk ka qenë i dobishëm”.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta shihja këtë. Nuk e kisha menduar kurrë ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar”, i tha ai gazetës The Sun.
Qeveria britanike nuk është bashkuar me operacionet sulmuese dhe nuk ka dhënë asnjë zotim për ta bërë këtë. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar i ka lejuar SHBA-së të përdorë bazat e saj për operacione mbrojtëse.
Ushtria izraelite njofton për valë të re sulmesh ndaj Iranit
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan në platformën X se sapo kanë “nisur një valë...-
Trumpi kritikon Starmerin për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në sulmet e SHBA-së ndaj Iranit
-
Trumpi për Iranin: S’kemi nevojë tani për trupa në terren
-
Trump: Mbreti Charles pajtohet që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore
-
Starmer thotë se nuk do të zgjedhë midis SHBA-së dhe Evropës
-
Britania ishte në dijeni të bisedimeve SHBA-Iran, thotë Starmer