Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar prokuroren e përgjithshme Pam Bondi, raporton “BBC’.
Trump në një postim në Truth Social ka thënë se Bondi do të zhvendoset në një vend të re në sektorin privat. Bondi është zëvendësura nga Todd Blanche.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pam Bondi është një patriote e madhe amerikane dhe një mike besnike, e cila shërbeu me përkushtim si Prokurore e Përgjithshme gjatë vitit të kaluar”, shkroi Trump. “Pam bëri një punë të jashtëzakonshme duke mbikëqyrur një goditje masive ndaj krimit në të gjithë vendin tonë, me vrasjet që ranë në nivelin më të ulët që nga viti 1900. Ne e duam Pam, dhe ajo do të kalojë në një punë të re shumë të nevojshme dhe të rëndësishme në sektorin privat, e cila do të shpallet në një datë të afërt, dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, si dhe një mendje shumë e talentuar dhe e respektuar ligjore, Todd Blanche, do ta marrë detyrën si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë”.
Bondi dhe Departamenti i Drejtësisë është përballur me kritika për mënyrën se si është marrë me dosjet Epstein, përfshirë dështimin për t’i redaktuar emrat e viktimave.