Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka ndërmend ta nënshkruajë një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për deeskalim të situatës mes Izraelit dhe Iranit. Kjo deklaratë është hartuar nga udhëheqësit e G7 në Kanada, ka raportuar CNN, ndonëse u tha se zyrtarët e shteteve shpresuan se Trump do ta nënshkruante.
Draft-deklarata, që është përkrahur nga zyrtarët evropianë në Samit, thotë se “Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore”.
Vendimi i Trumpit për të mos e nënshkruar deklaratën krijoi përçarje të menjëhershme me homologët e tij.
Zyrtarët evropianë, të udhëhequr nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shpresonin të arrinin një konsensus mes udhëheqësve mbi situatën aktuale në Lindje të Mesme, së bashku me organizatorin e samitit, kryeministri kanadez, Mark Carney.
Trump e quan të gabuar përjashtimin e Rusisë nga G7
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se përjashtimi i Rusisë nga G7 ishte veprim i gabuar.Këto...-
Marrëveshja prishet nëse Izraeli sulmon Libanin, thotë Irani
-
Trumpi flet për rikthim sulmesh, dy ditë para nënshkrimit të marrëveshjes me Iranin
-
Trump: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin, armëpushimi në fuqi
-
Trumpi shpërthen ndaj Iranit e Izraelit
-
Trump kritikon Macronin, thotë se s’u largua nga takimi për të punuar në armëpushimin Izrael-Iran