Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke e akuzuar atë për “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”.
Sanksionet përfshijnë kufizime financiare dhe të vizave për individë e familje të tyre që ndihmojnë në hetimet e GJNP-së ndaj qytetarëve amerikanë apo aleatëve.
Trumpi e nënshkroi urdhrin ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte në vizitë në Washington.
Nëntorin e kaluar, GJNP-ja lëshoi urdhërarrest për Netanyahun për krime lufte në Gaza, të cilin Izraeli e mohoi. GJNP-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe për një komandant të Hamasit.
-
GJNP-ja dënon sanksionimin nga SHBA-ja, premton se do të vazhdojë të ofrojë drejtësi
-
GJNP-ja i vlerëson si sulm sanksionet e SHBA-së ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të saj
-
Trumpi kërkon nga Izraeli dhe Irani që “t’i ndalin sulmet menjëherë”
-
Trumpi pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë mes tensioneve në rritje me Iranin
-
Trump: Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re