Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi refuzon ta bartë maskën, thotë se udhëzimet janë “vullnetare”

Foto: Reuters

Në SHBA ka vazhduar debati sa u përket rekomandimeve për bartjen e maskave në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk do të përdorë maskë, pavarësisht udhëzimeve të reja mjekësore që këshillojnë amerikanët ta bëjnë këtë.

Tha se nuk mund t’i përshëndesë presidentët, kryeministrat, mbretërit në zyrën ovale, ndërsa ka një maskë në fytyrë.

Trump theksoi se udhëzimet e publikuara së fundmi ishin "vullnetare", raporton KOHA.

Udhëzimet e lëshuara nga qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve u bënë në kohën kur në SHBA u raportuan të paktën 270.473 raste të konfirmuara të Covid-19, me gati 7.000 vdekje.

Edhe Trump paralajmëron se pandemia mund të përkeqësohet, tash kërkon të mbahen maskat Botë Trump paralajmëron se pandemia mund të përkeqësohet, tash kërkon të mbahen maskat

Deri më tani, autoritetet shëndetësore të SHBA-së kishin thënë që vetëm të sëmurët, ose ata që kujdesen për pacientët me koronavirus, duhet të mbajnë maska, por studime të reja sugjerojnë se mbulimi i fytyrës së një personi është i rëndësishëm për të parandaluar transmetimin e paqëllimshëm.

Amerikanët tani këshillohen të përdorin leckë të pastër ose pëlhurë për t’i mbuluar fytyrat e tyre ndërsa ndodhen jashtë.

Zyrtarët kanë theksuar se ka mungesë të maskave ​​mjekësore dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë përparësi në bartjen e tyre.

E sa u përket maskave, së fundmi, SHBA-ja është akuzuar se ua ka ndërruar destinacionin 200.000 maskave, në një veprim që po quhet si "pirateri moderne".

Qeveria gjermane ka thënë se dërgesa e maskave u "konfiskua" në Bangkok.

Edhe Presidenti me maskë, Trumpi zbaton rekomandimin e ekspertëve Botë Presidenti me maskë, Trumpi zbaton rekomandimin e ekspertëve

Maskat mund të ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, sipas hulumtuesve që kanë studiuar efektet e maskave kirurgjikale mbi transmetimin e koronavirusit dhe gripave të tjerë.

Në studim thuhet se përdorimi i maskave kirurgjikale nga të sëmurët e redukton ndjeshëm numrin viruseve të detektueshme në pikat e lëshuara përmes frymëmarrjes dhe kollitjes.