Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se situata me pandeminë COVID-19 në SHBA mund të përkeqësohet para se të bëhet më mirë.
Trump i ka kërkuar gjithë amerikanëve të mbajnë maska, duke thënë se “kanë efekt” dhe tregojnë me këtë “patriotizëm”, shkruan BBC.
Presidenti i SHBA-së, që nuk ka mbajtur maskë gjatë fjalimit, më herët kishte thënë se maskat janë johigjienike.
Ndihmësit e tij raportohet se i kanë bërë presion që të ketë qasje më të matur pasi po vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në SHBA.
Në fjalimin e tij të parë të bërë nga Shtëpia e Bardhë me muaj, të martën, ka thënë atë që e kanë cekur më herët zyrtarët e shëndetit publik dhe taskforca e tij për të luftuar pandeminë.
“Do të bëhet fatkeqësisht më keq, para se të përmirësohet. Diçka që nuk më pëlqen të them, por kështu është”, ka thënë Trump. “Ne po kërkojmë nga të gjithë se nëse nuk janë në gjendje të mbajnë distancën sociale, atëherë të mbajnë maskën, mbani maskën. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, maskat kanë ndikim, do të kenë ndikim”.
Trump ka nxjerrë maskën nga xhepi, por nuk e vendosi.
Edhe
Bideni do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maskat për 100 ditë
Trump sipas sondazheve po duket se është dukshëm prapa kundërkandidatit Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen në nëntor.
Biden të martën ka akuzuar Trumpin se ka dështuar në menaxhim të pandemisë.
“Ai ka dështuar me ju, ka dështuar me vendin”, ka thënë Biden.
SHBA-ja është vendi që është prekur më së rëndi nga koronavirusi i ri. Janë regjistruar mbi 3.9 milionë raste dhe mbi 141 mijë të vdekur.