Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Më shumë njerëz mund të vdesin teksa Trumpi refuzon humbjen

Foto: AP

Joe Biden ka paralajmëruar se “më shumë njerëz mund të vdesin” nëse administrata e tij presidenciale vazhdon të pengohet nga Donald Trumpi.

Duke folur nga Delaware, presidenti i zgjedhur ka thënë se bashkëpunimi nevojitet për të kaluar shpërthimin e ri të koronavirusit.

Ai i ka quajtur “totalisht të papërgjegjshme” qëndrimet e Trumpit që të refuzojë të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.

Aktualisht Bideni ka 306 vota elektorale duke tejkaluar pragun prej 270 të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Ekipi i Trumpit është ankuar duke kërkuar rinumërime në disa vende, ndërsa tashmë agjenci të ndryshme kanë nisur të bëjnë kalimin e administratës.

“A e kupton dikush këtë? Është për të shpëtuarit jetë, realisht, s’është hiperbolë. Më shumë njerëz mund të vdesin nëse s’bashkëpunojmë”, ka thënë ai për pengesat që po ia bën Trumpi.

Edhe Biden: 200 mijë amerikanë mund të vdesin nga Covid-19 para se të dalë vaksina! Botë Biden: 200 mijë amerikanë mund të vdesin nga Covid-19 para se të dalë vaksina!

Të hënën, Partia Republikane tërhoqi ankesat për rezultate të zgjedhjeve në katër shtete – Michigan, Georgia, Pennsylvania e Wisconsin – ku Bideni është sipas rezultateve preliminare fitues.

SHBA-ja është vendi më i prekur nga COVID-19 në botë. Deri tash aty janë infektuar më shumë se 11.2 milionë njerëz e kanë vdekur 247 mijë.