Botë

Bideni nuk beson në tranzicionin paqësor të pushtetit nëse Trumpi humb zgjedhjet

Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk është i sigurt se do të ketë tranzicion paqësor të pushtetit nëse Donald Trump humb zgjedhjet presidenciale në nëntor.

“Nëse Trumpi humb, nuk jam aspak i sigurt”, i ka thënë “CBS Neës” në intervistën e tij të parë pasi u tërhoq nga gara presidenciale.

“Trumpi e ka me të vërtetë atë që thotë, ne nuk e marrim seriozisht. Ai e ka me të vërtetë, të gjitha këto gjëra rreth ‘nëse humbasim do të jetë gjakderdhje’”, ka thënë ai.

Deklarata e Trumpit se do të ishte gjakderdhje për vendin nëse humb zgjedhjet, pati nxitur një varg kritikash.

Demokratët përsëritën mesazhin e fushatës së tyre se ish-presidenti përbën kërcënim për demokracinë. Por, nga ekipi i Trumpit u tha se fjala ishte nxjerrë nga konteksti dhe se ajo ishte thënë referuar industrisë së automjeteve.