Kandidati demokrat, Joe Biden e ka rritur epërsinë e tij, një muaj para zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Sondazhi i ndërmarrë pasi që presidenti Donald Trump u infektua me koronavirus, ka bërë të ditur se shumica e amerikanëve mendojnë se Trumpi ka mundur t’i shmanget infektimit, po ta kishte marrë më seriozisht tërë gjendjen.
Sipas sondazhit të Reuters/ Ipsos, më 2 dhe 3 tetor, përkrahja për Trumpin nuk ka shkuar pëtej qarkut të tij të përkrahësve, disa prej të cilëve u mlodhën para spitalit ushtarak “Walter Reed”, ku po trajtohet presidenti i SHBA-së.
Trumpi vazhdimisht e ka hedhur poshtë gjendjen pandemike, duke thënë se virusi do të zhduket vetë, madje edhe duke e qortuar Bidenin për bartjen e maskës.
Në mesin e të anketuarve, 51 për qind janë vënë në mbështetje të Bidenit derisa 41 për qind kanë thënë se do të votojnë për Trumpin.
-
Anketa e fundit e CNN-it: Bideni po e thellon epërsinë ndaj Trumpit
-
Biden në epërsi në sondazhe, përkrahja për Trumpin në rënie
-
Biden: Më shumë njerëz mund të vdesin teksa Trumpi refuzon humbjen
-
Biden testohet sërish për COVID-19, rezulton negativ
-
Fushata për president Trump - Biden hyn në fazën e fundit