Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Anketa e fundit e CNN-it: Bideni po e thellon epërsinë ndaj Trumpit

Anketa e fundit për zgjedhjet në SHBA, të cilën për CNN-in e ka kryer kompania SSRS, tregon se kandidati demokrat Joe Biden, ka epërsinë më të madhe deri më tash.

Epërsia e Bidenit është rritur në 16 për qind.

Mes të anketuarve që kanë thënë se do të votojnë në zgjedhjet e nëntorit, 57 për qind pre tyre, do të votojnë Bidenin, kurse 41 për qind Trumpin.

Anketa është bërë pas debatit mes Trumpit e Bidenit dhe një pjesë pasi u mësua se presidenti aktual është prekur me koronavirus.

Anketa e parafundit tregonte për një epërsi të Bidenit prej 14 për qind, që po ashtu ishte rritje e madhe krahasuar me sondazhin paraprak.

Edhe Bideni rrit epërsinë ndaj Trumpit Botë Bideni rrit epërsinë ndaj Trumpit

Me gjithë përkrahjen më të madhe për Bidenin në nivel nacional, gara për Shtëpinë e Bardhë në fund do të vendoset nga rezultatet e shteteve kyç, shkruan CNN-i.

Bideni, në disa prej këtyre shteteve, po udhëheq, por epërsia e tij është më e vogël krahasuar me atë në nivel nacional.