Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden ka një epërsi prej tetë për qind në raport me presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trumpin në mesin e votuesve të regjistruar, teksa duket se ajo epërsi është edhe më e madhe tek ata që ende nuk e kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë, është bërë e ditur në anketën më të re të kryer nga Ipsos.
Anketa e kryer gjatë periudhës 15 deri më 21 korrik bën të ditur se 46 për qind e votuesve të regjistruar do ta përkrahnin Bidenin në zgjedhjet e 3 nëntorit, derisa 38 për qind Trumpin, si kandidat i republikanëve.
Pjesa tjetër, apo rreth 16 për qind e tyre, janë qenë të pavendosur, ose do ta përkrahnin një kandidat të tretë.
Artikuj të ngjashëm
-
Anketa e fundit e CNN-it: Bideni po e thellon epërsinë ndaj Trumpit
-
Biden udhëheq ndaj Trumpit për 12 pikë, sipas anketës së “Reuters/Ipsos”
-
Biden në epërsi në sondazhe, përkrahja për Trumpin në rënie
-
Biden prin para Trumpit në garën për president të Amerikës
-
Harris mban epërsi të qëndrueshme ndaj Trumpit, zbulon sondazhi i Reuters/Ipsos