Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje me Iranin.
Ka thënë se ky optimizëm vjen pas “bisedimeve shumë të mira në 24 orët e fundit”, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata duan të bëjnë një marrëveshje”, u tha ai të pranishmëve në dhomë. “Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundur që të bëjmë një marrëveshje”.
Trumpi tha se Irani ka rënë dakord që të mos kenë më armë bërthamore.
Një deklaratë e tillë nuk është konfirmuar nga pala iraniane.