Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i bindur për një marrëveshje paqeje me Iranin përpara bisedimeve midis dy palëve në Pakistan të shtunën.
Në një intervistë për NBC, Trump theksoi se ishte "shumë optimist" se një marrëveshje me Teheranin ishte e arritshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pretendoi se udhëheqësit e Iranit "flasin shumë ndryshe kur je në një takim sesa kur flasin me mediat. Ata janë shumë më të arsyeshëm".
Trump shtoi se "ata po bien dakord për të gjitha gjërat për të cilat duhet të bien dakord”.
“ Mos harroni, ata janë pushtuar. Ata nuk kanë ushtri. Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të jetë shumë e dhimbshme", ka thënë ai.
Deklaratat e tij vinë mes shqetësimit në rritje nëse armëpushimi dyjavor i rënë dakord do të mbahet.
Trump ka shtuar se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke i kërkuar atij të ulë sulmet kundër grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah. Sipas tij, Netanyahu është pajtuar për një gjë të tillë.