Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të dielën se ekipi amerikan është nisur të dielën për në Islamabad të Pakistanit, për bisedime me Iranin.
“Irani vendosi të qëllojë dje me plumba në Ngushticën e Hormuzit - Një shkelje totale e Marrëveshjes sonë të Armëpushimit! Shumë prej tyre kishin për qëllim një anije franceze dhe një anije mallrash nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo nuk ishte mirë, apo jo? Përfaqësuesit e mi do të shkojnë në Islamabad, Pakistan - Ata do të jenë atje nesër në mbrëmje, për negociata. Irani njoftoi së fundmi se po e mbyllte Ngushticën, gjë që është e çuditshme, sepse bllokada jonë e ka mbyllur tashmë. Ata po na ndihmojnë pa e ditur, dhe janë ata që humbasin me kalimin e mbyllur, 500 milionë dollarë në ditë! Shtetet e Bashkuara nuk humbasin asgjë”, ka shkruar Trumpi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne po ofrojmë një marrëveshje shumë të drejtë dhe të arsyeshme, dhe shpresoj që ta pranojnë sepse, nëse nuk e bëjnë, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë çdo termocentral dhe çdo urë në Iran. Ata do të rrëzohen shpejt, do të rrëzohen lehtë dhe, nëse nuk e pranojnë marrëveshjen, do të jetë nderi im të bëj atë që duhet bërë, të cilën duhet t'ia kishin bërë Iranit presidentët e tjerë, gjatë 47 vjetëve të fundit. Është koha që makina vrasëse e Iranit të mbarojë”, ka shtuar ai.