Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se nga e shtuna (nesër) do t’u vendosë tarifa prej 25%, produkteve të importuara nga Kanadaja dhe Meksika, ka raportuar “The Guardian”.
Duke folur për gazetarë, Trump ka shtuar se tarifat do të fillojnë nga 25% dhe “ndoshta do të rriten, ndoshta jo”.
Tarifat sipas Trumpit do të vendosen si përgjigje ndaj fluksit të emigrantëve dhe prodhimit të narkotikëve në këto vende.
Kryeministri i Kanadasë më herët kishte premtuar se do të hakmerrej përmes vendosjes së tarifave në produktet amerikane. Kurse Meksika nuk ka reaguar akoma pasi 75% e eksporteve të vendit janë për SHBA.
-
Trumpi vendos tarifë 50% mbi importet nga Kanadaja
-
Trumpi konfirmon se të martën hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës
-
Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjen tarifave të SHBA-së
-
Trumpi nesër vendos tarifa ndaj importeve nga Kanadaja, Meksika dhe Kina
-
Trumpi zotohet t'i rrisë tarifat për disa produkte të huaja sapo të marrë detyrën